Sport
Lajmi i fundit: Superkupa Drita – Prishtina, mund të anulohet
Demokracia
13:52 | 18 Janar 2021

Share:

Për herë të parë në histori të futbollit kosovar, Superkupa e Kosovës pritet të luhet në një teren neutral jashtë vendit, shkruan Demokracia.com.

Kampioni i Kosovës, Drita do të ndeshet me fituesin e Kupës, Prishtinën, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Si Drita si Prishtina do ta zhvillojnë një fazë përgatitore në qytetin bregdetar të Turqisë dhe me kërkesë të dy klubeve FFK ka vendosur atje ta organizojë ndeshjen.

Megjithatë, Demokracia.com mëson se ky ballafaqim ka gjasat të mëdha të anulohet.

Autoritetet në Turqi, kanë vendosur masa të rrepta në mbrojtje nga përhapja e infektimit me koronavirus, duke i detyruar klubet që para dhe pas çdo ndeshjeje të bëjnë teste.

“Ka gjasa që ndeshja të anulohet nëse veç vendoset që para ndeshjes të bëhen teste. Atje testet kushtojnë bukur shumë, ndërsa klubet janë të detyruara të bëjnë teste para dhe pas ndeshjes. Nëse veç vendoset kështu ka gjasa që ndeshje të mos luhet fare”, ka thënë një burim i afërt i klubit Drita për Demokracia.com.

Të kujtojmë se ndeshja Drita – Prishtina është paraparë të luhet me 23 janar në Antalia me fillim nga ora 15:00. /Demokracia.com

Të ngjashme