Lajme
LAJMI I FUNDIT: Sunny Hill anulohet në Prishtinë, do të mbahet në Tiranë
Demokracia
18:11 | 14 Qershor 2022

Share:

Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë, dhe për këtë, organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit. Festivali, siç mëson Express, do të mbahet në Tiranë.

Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar. Gazeta Express merr vesh se kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.

Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, Express mëson se Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” nuk do ta mbajë në Prishtinë.

Gazeta mëson se festivali pritet tash të mbahet në Tiranë.

Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”.

 

Të ngjashme