Lajme
LAJMI I FUNDIT: Sulmohet fizikisht kryetari i BIK-ut në Viti, pretendohet se i dyshuari është i afërt me Sokol Halitin
Demokracia
19:06 | 25 Janar 2022

Share:

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Husamedin Hoxha është sulmuar fizikisht sot nga një hoxhë tjetër.

Demokracia.com merr vesh se ai është sulmuar nga hoxha Xheladin Halili, që është burri i drejtoreshës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli-Halili e afërt me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti.

Lajmin për sulmin ndaj tij e ka konfirmuar edhe vet Husamedin Hoxha për Demokracia.com, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Po jam sulmu, jam sulmu prej një punëtorit tim”, tha Hoxha.

Ai është pyetur se cilat janë arsyet e sulmit ndaj tij. “Unë nuk di çka me të thënë. Unë e kam pas një sulm, por krejt çka keni, i keni në polici. Ju lutem thirrni në polici i keni krejt të dhënat. Arsyeja e sulmit është veç pse ai është arrogant e kapadai. Veç pse kam ba mirë, send tjetër nuk ka pas”, tha ai. Hoxha tha se rastin e ka sulmuar edhe në polici.

Burime të Demokracia.com thonë se për këtë rast ka ndërhyrë edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti për t’i qetësuar gjakrat. /Demokracia.com/

Të ngjashme