ShowBiz
LAJMI I FUNDIT: Stresi dorëzohet në Polici
Demokracia
10:41 | 01 Nëntor 2024

Share:

Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, në gusht të këtij viti, shkruan Periskopi.

Periskopi mëson nga burimet e veta se Stresi është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës pasi ndodhej në arrati tash e gati tre muaj.

Sipas këtyre burimeve reperi është dorëzuar sot në Polici.

Kujtojmë se Stresi u arratis pas sulmit në një klub në Pejë të Kosovës, ku personazhi i njohur i Tik Tok-ut Medi Iseni, u rrah në ambientet e klubit, sipas tij, nga dy reperët, Stresi, Noizy dhe grupi i tyre.

Lidhur me ngjarjen janë publikuar edhe pamjet, ku i riu me iniciale M.I është dhunuar barbarisht.

Sipas këtij të fundit, ka qenë Stresi, ish-kundërshtari i Noizyt, ai që e ka prerë në besë dhe e ka çuar në duart e mikut të Erion Veliajt.

Të ngjashme
ShowBiz • 22 Maj 2025