Lajme
LAJMI I FUNDIT| S’kalon projektligji për Trustin, deputetët e LVV-së votuan kundër
Demokracia
16:40 | 23 Qershor 2022

Share:

Ka dështuar që ta kalojë në Kuvendin e Kosovës projektligji që lejon tërheqjen e një pjesë të parave nga Trusti Pensional.

Të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, përveç Fatmir Humollit, kanë votuar kundër, raporton Demokracia.com.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se të pranishëm në sallë kanë qenë gjithsej 102 deputetë.

44 deputetë kanë votuar pro tërheqjes së një përqindje të mjeteve nga Trusti, ndërsa 57 kundër, raporton Demokracia.com.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka abstenuar në këtë votim.

Ndërkaq, para votimit, iniciuesi i këtij projektligji, Bekim Haxhiu, bëri thirrje që të votohet edhe nga pushteti, pasi që sipas tij, kjo është në interes të qytetarëve.

“Të nderuar kolegë, i nderuar kryetar i Kuvendit, kryeministër, kabinet qeveritar, gjatë këtyre katër muajve, secili e ka pritur këtë moment të rëndësishëm të votimit të këtij projektligji. Kjo krizë ekonomike mund të përballohet nëse vërtetë të gjithë bashkë punojmë, nëse pas leximit të parë të këtij projektligji, i marrim ekspertët nga të gjitha partitë politike dhe bashkërendohemi edhe për modalitete të tjera. Qytetari e di, se shumica parlamentare në zgjedhjet e fundit i takon LVV-së, qytetari sot pret reflektim mbi nevojat e tij, për ta mbështetur dhe për të tejkaluar ndikimet politike. E rëndësishme është që ky projektligj të kalojë sot në lexim të parë, pastaj me procedurë të përshpejtuar të kërkojmë lexim të dytë që të ndihmohen qytetarët. Këtë kërkesë, qeveria nuk mund ta largojë nga rendi i ditës, do të kthehet sërish në Kuvend, në shtator kur kriza të jetë më e thellë, kur nevojat do të jenë më të mëdha. Do të vie si iniciativë e qytetarëve, e atëherë qeveria nuk do të ketë arsyetime. Po ju ftoj të gjithëve të votoni pro këtij projektligji, ta kaloni në lexim të parë, dhe të kalojmë në lexim të dytë. Jeni zgjedhur nga qytetarët, kemi betimin që do të punojmë në interes të tyre, me këtë votë do të përcaktohemi a jemi për qytetarët, apo jeni këtë vetëm për politikë. Do të doja, sinqerisht, që këtë ta bënte para shefja e GP të LVV-së, pasi bashkëshortja e saj i ka tërhequr mjetet”, ka thënë ai./Demokracia.com/

Të ngjashme