LAJMI I FUNDIT | Shkarkohet kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin. Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga një burim brenda kabinetit të presidentes Osmani. Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Ramadanit. Burim Ramadani ishte emëruar në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së më 25 nëntor 2019. /Demokracia.com/