Lajme
LAJMI I FUNDIT| Shenjat e para të fillimit të luftës frontale, rusët vrasin një ushtar ukrainas
Demokracia
20:29 | 22 Shkurt 2022

Share:

Ukraina sapo ka njoftuar se në sulmin e separatistëve pro-rusë në lindjen të vendit është vrarë një ushtarë, kurse gjashtë të tjerë janë plagosur, transmeton Demokracia.com.

Ndërkohë, Rusia ka marrë një vendim për të evakuuar stafin e saj diplomatik nga Ukraina, tha të martën Ministria e Jashtme ruse, shkruan Reuters.

“Prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe punonjësit e Ambasadës dhe Konsullatave të Përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneve ruse në Ukrainë, gjë që do të zbatohet në të ardhmen shumë të afërt“, thuhet në një deklaratë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme