Lajme
LAJMI I FUNDIT| SHBA lëshon alarmin – Putini ka vendosur ta pushtojë Ukrainën
Demokracia
20:43 | 11 Shkurt 2022

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur ta pushtojë Ukrainën dhe, një gjë të tillë, ua ka komunikuar ushtarëve të tij.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari amerikan, Nick Schifrin, duke u thirrur në burime, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“SHBA-të besojnë që presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të pushtojë Ukrainën dhe ai ka komunikuar një gjë të tillë ushtrisë ruse, më kanë njoftuar tre zyrtarë të mbrojtjes”, thuhet në postimin e tij.

LAJMI I FUNDIT| Qeveria e Britanisë u bën thirrje britanikëve në Ukrainë: Largohuni menjëherë!

“SHBA pret që pushtimi të fillojë javën e ardhshme, më thonë gjashtë zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë, siç u ka thënë Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbrëmë.  Zyrtarët amerikanë parashikojnë një fushatë të tmerrshme, të përgjakshme që fillon me dy ditë ose bombardime ajrore dhe luftë elektronike, e përcjellë nga pushtimi, me qëllimin e mundshëm të ndryshimit të regjimit”, shkruan PBC Newswar.

Një burim diplomatik tha se strategjia tani ishte për të intensifikuar përpjekjet për të përcaktuar koston e pushtimit të Putinit.

“Mesazhi duhet të jetë se ai nuk mund të fitojë”, tha burimi për DailyMail.com.

Derisa këto janë zhvillimet e fundit, aleatët po përpjekjen për t’i siguruar shtetasit e tyre.Britania këshilloi të premten qytetarët që të largoheshin menjëherë ndërsa fluturimet komerciale ishin të disponueshme.

Zhvillimet vijnë pas një sërë paralajmërimesh për amerikanët që të largohen menjëherë nga Ukraina.

Më herët Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përshkroi ato që ai tha se ishin “shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus”.

“Ne jemi në një dritare kur një pushtim mund të fillojë në çdo kohë – dhe për të qenë i qartë, kjo përfshin edhe gjatë Lojërave Olimpike”, tha ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme