Lajme
LAJMI I FUNDIT| Serbia zyrtarisht i kërkon NATO-s kthimin e ushtrisë së saj në Kosovë
Demokracia
21:19 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin që t’i kërkojë NATO-s kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjes së Qeverisë të enjten në mbrëmje.

Ai ka thënë se kërkesa do t’i dorëzohet KFOR-it qysh në mëngjesin e së premtes.

“Vendimi është marrë. Nesër në mëngjes, personalisht do ta dërgojmë te komandanti i KFOR-it kërkesën që një numër i caktuar, në qindra deri në mijëra, i forcave tona të kthehet në Kosovë”, ka thënë pas mbledhjes, Vuçiqi.

 

Të ngjashme