Lajme
LAJMI I FUNDIT | Rusia provokon rëndë, gjuajtësi SU-27 shkelë kufijtë ajror
Demokracia
20:45 | 31 Janar 2022

Share:

Gjuajtësi rus SU-27 ka fluturuar përtej kufirit.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Estonisë i ka dorëzuar notë proteste ambasadorit të Rusisë për shkak se gjuajtësi rus SU-27 i cili e ka shkelur hapësirën ajrore të këtij shteti, transmeton Demokracia.com.

Këtë sot e kanë thënë nga qendra për media e Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë.

“Incidenti ka ndodhur në rajonin e ishullit Vajndlo. Aeroplani ka hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë dhe ka qëndruar më pak se një minutë. Ai ka fluturuar me transponderin (pajisja për telekomunikim) të fikur dhe në momentin e shkeljes së kufirit shtetëror të Estonisë nuk ka qenë në kontakt me trafikun ajror të Estonisë”, thuhet në njoftim.

Në Ministrinë e Jashtme estoneze kanë thënë se ambasadori rus është ftuar në MPJ-në e këtij shteti ku i është dorëzuar nota e protestës.

“Estonia vlerëson se ky është incident shumë serioz, marrë parasysh se cenimin i hapësirë ajrore ka ndodhur edhe më parë”, thekson  kjo ministri.

Rusia vazhdimisht provokon shtetet që i ka përreth, duke ia shtruar kësaj kërcënimin aktual që është duke ia bërë Ukrainës për ndërhyrje ushtarake. /Demokraica.com/

Të ngjashme