Burimet ukrainase pohojnë se Rusia përdori sistemin raketor Grad dhe pretendojnë se helikopterët rusë sulmuan aeroportin ushtarak pranë Kievit. Forcat ukrainase rrëzuan tre helikopterë të përfshirë në sulmin në objekt, shtuan zyrtarët.
Mediat gjermane shkruajnë se forcat ruse janë rreth 20 kilometra larg Kievit, transmeton Demokracia.com.
Breaking: @mchancecnn with Russian forces at the Antonov airport about 15 miles outside of Kyiv. “These troops you can see over here, they are Russian airborne forces. They have taken this airport” pic.twitter.com/SnvmwQ1GeA
— Natasha Bertrand (@NatashaBertrand) February 24, 2022
“Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës raporton se Rusia ka marrë kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar Antonov në Hostomel pas një operacioni të madh sulmi ajror me helikopterë Mi-8. Qyteti është vetëm 23 km larg Kievit”, shkruan gjermani Focus.
Ukraina tha se rreth 40 ushtarë të saj dhe disa civilë u vranë. Ata shtojnë se kanë vrarë rreth 50 ushtarë rusë dhe kanë rrëzuar gjashtë avionë dhe një helikopter. Rusët i mohojnë këto akuza.
Luftimet e ashpra kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Forcat ruse po sulmojnë nga disa drejtime, të mbështetura nga separatistët dhe Bjellorusia. Raketat po bien në qytetet e Ukrainës, dëgjohen sirena dhe një numër i madh njerëzish po largohen nga qytetet. /Demokracia.com/