Lajme
Rifillojnë bisedimet Ukrainë-Rusi
Demokracia
16:15 | 28 Shkurt 2022

Share:

Edhe pas katër orësh, po vazhdojnë bisedimet mes delegacionit të Rusisë dhe të Ukrainës. Një zyrtar i Presidencës ukrainase sapo ka thënë se ekipet janë gati për “rundin e tretë të bisedimeve”.

Bisedimet Rusi-Ukrainë, të cilat kanë nisur sot “pa parakushte”, nuk kanë përfunduar ende, transmeton Demokracia.com.

Pas pak minutash pauzë, pritet që negociatorët të kthehen në tavolinë, ka njoftuar Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas.

Negociatat po zhvillohen në kufirin me Bjellorusinë.

Ndërsa, ngjarja më kryesore e këtyre orëve në Ukrainë, është një sulm i kryer nga Rusia në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kahrkivin, derisa po zhvilloheshin bisedimet.

Raportet se në sulmet e para pak orëve kanë vdekur shumë civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar.

Rusia sulmon me raketë qytetin ukrainas në mes të bisedimeve për armëpushim, vriten disa persona

Të ngjashme