Sport
Real Madridi nuk rinovon kontratën me Ramosin
Demokracia
17:45 | 15 Shkurt 2021

Share:

Sergio Ramosi po i kalon momentet e fundit tek skuadra e Real Madridit. Lajmet e fundit nga Spanja bëjnë me dije se Reali ka hequr dorë nga rinovimi i kontratës me kapitenin, shkruan Demokracia.com.

Duke patur parasysh problemet ekonomike dhe humbjet e mëdha për shkak të pandemisë COVID-19, drejtuesit e Realit i kanë ofruar mbrojtësit të kombëtares spanjolle një kontratë të re me një pagë 10% më të ulët se ajo aktualja të cilën Ramos nuk e ka pranuar.

Tashmë largimi pas 16 vitesh nga Reali i kapitenit duket mese i sigurt. Sipas asaj që raporton emisioni i njohur sportiv spanjoll El Chiringuito shanset që Ramos të qëndrojë te Reali janë pothuajse zero. /Demkracia.com

Të ngjashme