Rusia dhe Ukraina do të rifillojnë bisedimet në Turqi nesër dhe një gazetar i Financial Times përshkruan disa nga pikat që palët duhet të prekin, transmeton Demokracia.com.
Sipas FT, Rusia nuk do të insistojë më në “denazifikimin” e Ukrainës dhe do të japë dritën jeshile për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian – me kusht që të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO.
New details on Ukraine’s ceasefire talks with Russia:
– Ukraine has to give up on Nato but will be free to join the EU
– Russia is no longer demanding “denazification”
– “demilitarization” and Russian language are not part of the possible deal eitherhttps://t.co/OaEF9kkV5H— max seddon (@maxseddon) March 28, 2022
Draft-marrëveshja e re nuk përmban “denazifikimin” dhe “çmilitarizimin” e shumëpërmendur, as “mbrojtjen e gjuhës ruse”, sipas burimeve anonime të FT.
“Turqia është ndër vendet që mund të ofrojë garanci sigurie për Kievin si pjesë e çdo marrëveshjeje me Rusinë për përfundimin e luftës në Ukrainë. Turqia është ndër ato vende që mund të bëhen garantues të sigurisë sonë në të ardhmen”, tha zyrtari i lartë ukrainas Igor Zhovkva. sot.
Presidenti turk Reccep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord në një bisedë telefonike dje për të zhvilluar bisedime në Stamboll dhe Ankaraja shpreson se do të arrihet një armëpushim. /Demokracia.com/