Një person rreth moshës 70 vjeçare ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar në një aksident komunikacioni në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Ranillug.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 19:14, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, në rrugën Gjilan afër fshatit Ranillug, ku një person rreth moshës 70 vjeçare me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan, por edhe përkundër ndihmë3s së ofruar ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuar në aksident, po ashtu lëndime ka pësuar edhe pasagjeri që ishte me të në veturë”, ka thënë Hashani.
Ai ka treguar se njësitet e komunikacionit janë duke e bërë hetimet rreth këtij aksidenti.
“Njësitet e komunikacionit rrugor janë duke udhëheq hetimet rreth këtij aksidenti të rëndë”, tha tutje Hashani.
Aksident tragjik në Gjilan: Vdes një person, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes