Sot nuk kishte aksion arrestimesh nga Inspektorati Policorë e Kosovës vetëm në pikën kufitare me Shqipërinë, një tjetër aksion i zhvilluar nga Policia e Kosovës ndodhi në pjesën veriore të Mitrovicës, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve dhe në Shtërpcë, raporton Demokracia.com.
Burime të Demokracia.com kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës e shoqëruar nga Dogana e Kosovës është duke bastisur një depo në veri të Mitrovicës , ku dyshohen për mallra të kontrabanduara. Po ashtu edhe në Shtërpcë ka aksion ku po bastisen tri lokacione. /Demokracia.com/