Lajme
LAJMI I FUNDIT | Policia e Kosovës e merr nën kontroll ndërtesën e Komunës së Zveçanit (Video)
Demokracia
13:53 | 26 Maj 2023

Share:

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë hyrë në ndërtesën e komunës së Zveçanit dhe me atë rast kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok bomba, shkruan Demokracia.com.

Gjatë këtij aksioni janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, por nuk raportohet për të lënduar. Thuhet se është djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës njoftoi se është “duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”.

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Të ngjashme
Lajme • 21 Prill 2025