Lajme
Lajmi i Fundit| Policia arreston dy persona në Prishtinë, i nxjerrin nga taksi (FOTO)
Demokracia
19:44 | 08 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në rrugën “Tirana” në Prishtinë, në afërsi të Stacionit të Trenit.

Ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tyre, por nga fotografit e siguruara nga Demokracia.com vërehet një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Aty ishin tri patrulla të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë ndaluar një taksi dhe më pas prej saj i kanë nxjerr dy persona dhe i kanë arrestuar.

Demokracia.com ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./Demokracia.com/

Të ngjashme