Sport
Lajmi i fundit: Plas grushti ndërmjet drejtuesve të dy skuadrave shqiptare
Demokracia
16:51 | 06 Shkurt 2021

Share:

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në Shqipëri, ku ndeshja e vlefshme për grupin A të Kategorisë së Parë, Vora-Besëlidhja është mbyllur me një përleshje.

Pas ndeshjes plasi grushti jashtë fushës. Drejtuesit të te dyja skuadrave, pjesëtarë të stafit, lojtarë dhe tifozë të pranishëm jashtë rrethimit janë përfshirë në një zënkë masive.

“Panorama Sport” ka siguruar foto të sherrit. Ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qetësuar disi situatën, në një kohë që gjithçka doli jashtë kontrollit për disa minuta.

Lezhjanët e mbyllën këtë takim me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Hoxhës me karton të kuq. Nuk mungoi as tensioni në fushë, por degjeneroi pasi u mbyll ndeshja. /Demokracia.com

Të ngjashme