Lajme
LAJMI I FUNDIT | Plagoset një polic në veri, Policia jep detajet
Demokracia
01:00 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një pjesëtarë i saj është plagosur pas një sulmi në
Fshatin Serbovc të Zveçanit.

Sipas Policisë, zyrtarët e saj janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM

“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.”, ka njoftuar Policia.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore./ Demokracia.com/

Të ngjashme