Lajme
LAJMI I FUNDIT| Përfundon pjesa e dytë e takimit Kurti-Vuçiq
Demokracia
20:48 | 18 Mars 2023

Share:

Pas 10 orësh negociata në Ohër, ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell pritet që të dalë në konferencë për media për të bërë të ditur rezultatin e bisedimeve në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar se palët kanë ngecur tek puna e nënshkrimit. Kurti ka insistuar që të ketë nënshkrim sot, derisa Vuçiq ka propozuar të nënshkruajë BE-ja si garanci për dy palët.

 

Të ngjashme