Lajme
LAJMI I FUNDIT| Përfundojnë negociatat, takimi i ri në kufirin tjetër
Demokracia
17:36 | 28 Shkurt 2022

Share:

Sipas mediave, negociatat mes rusëve dhe ukrainasve, të zhvilluara në Bjellorusi, në kufi me Ukrainën, kanë përfunduar.

Negociatat, rezultati i të cilave pritet nga e gjithë bota, kanë zgjatur tashmë më shumë se 5 orë, transmeton Demokracia.com.

Të dyja palët do të shkojnë në kryeqytetet e tyre, Kiev dhe Moskë.

Qëllimi kryesor: një armëpushim në territorin e Ukrainës.

Megjithatë, Rusia dhe Ukraina kanë identifikuar një sërë temash prioritare për të cilat kanë marrë vendime të caktuara, tha Podoljak, një këshilltar i kreut të kabinetit të Zelenskit.

Sipas tij, Rusia dhe Ukraina diskutuan mundësinë e mbajtjes së një raundi të dytë negociatash në të ardhmen e afërt.

Takimi i radhës i delegacioneve ukrainase dhe ruse do të mbahet në kufirin Bjelloruso-Polak në ditët në vijim, tha kreu i delegacionit rus në bisedimet me palën ukrainase, ndihmës i presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Medinski.

Në anën tjetër, një zgjidhje për Ukrainën është e mundur vetëm nëse merret parasysh interesi i Rusisë, i tha Putin Macronit.

LAJMI I FUNDIT| Putini i prezanton kushtet për zgjidhjen e problemit në Ukrainë

Putini i prezantoi Macron-it kushtet për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

– Çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës.

– Statusi i saj neutral.

– Njohja e Krimesë ruse nga Kievi.

Në këmbim, Macron i shprehu Putinit shpresën për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit ukrainas përmes dialogut dhe negociatave me Kievin, tha Kremlini.

Sipas televizionit francez, biseda mes dy presidentëve ka zgjatur një orë e gjysmë. /Demokracia.com/

Të ngjashme