Lajme
LAJMI I FUNDIT| Pas dy orë bisedimesh, Bislimi dhe Petkoviq shkojnë në pauzë
Demokracia
18:13 | 23 Nëntor 2022

Share:

Pas dy orë bisedimesh në Bruksel mes negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe  Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e BE-së, ka pasuar pauza.

Së shpejti pritet vazhdimi i dialogut në formatin trepalësh, shkruan Demokracia.com.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, më herët ka njoftuar se janë duke vazhduar bisedimet me negociatorët kryesorë të dy palëve, Bislimi dhe Petkoviq.

“Sot prita negociatorët kryesorë nga Beogradi dhe Prishtina si vazhdimësi e dialogut që u zhvillua në nivel të lartë. Unë sinqerisht shpresoj se do të kemi sukses që sot të gjejmë një zgjidhje për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar në normalizimi i marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim”, tha Lajçak në Twitter. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme