Parlamenti ukrainas ka sjellë një numër të madh ligjesh, duke përfshirë nacionalizimin e pasurisë ruse dhe përgjegjësinë për krime lufte, transmeton Demokracia.com.
Po ashtu ligjet tjera që janë sjellë kanë të bëjnë me burgim të përjetshëm për grabitje gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sabotim dhe tradhti.
Në të njëjtën kohë legjislativi ukrainas e ka pranuar dekretin e presidentit Zelensky për mobilizim të përgjithshëm të popullsisë për ta mbrojtur vendin nga agresioni rus. /Demokracia.com/