Koronavirus ka filluar të sjellë përsëri telashe të mëdha të skuadrat e futbollit italian. Pas dy rasteve me koronavirus te Interit, tash është konfirmuar një rast te Verona, transmeton Demokracia.com.
Ka qenë vetë klubi italian që e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate në faqen zyrtare.
Klubi i Veronës nuk e ka bërë publike emrin e lojtarit, teksa në njoftim thuhet se lojtarët e tjerë do t’i ndjekin rregullat anti-COVID.
“Klubi i Veronës komunikon se pas kryerjes së testit me tampon, është evidentuar një komponent i grupit të skuadrës pozitiv me COVID-19. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës do të ndjekë rregullat e protokollit antiCOVID duke qenë negativë”, shkruhet në komunikatë.
Ndryshe, Verona sonte nga ora 20:45 në shtëpi e pret Juventusin në takimin e vlefshëm për xhiron e 24-të kampionale. /Demokracia.com