Lajme
Nis rundi i dytë i negociatave Ukrainë – Rusi
Demokracia
16:20 | 03 Mars 2022

Share:

Kanë filluar bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në kufirin bjelloruso-polak.

Kështu ka bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Mykhailo Podolyak, shefi i presidetin ukrainas, Volodymyr Zelensky, përcjell Demokracia.com.

Ai njoftoi se kanë filluar bisedimet me përfaqësuesit rusë.

Çështjet kryesore në rend dite janë:

1. Ndërprerja e menjëhershme e luftimeve.
2. Marrëveshje pas armëpushimit.
3. Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht./Demokracia.com/

Të ngjashme