Lajme
Lajmi i fundit nga “zëdhënësi” i Policisë, Sveçla njofton për arrestimin e një kërcënuesi
Demokracia
13:03 | 06 Qershor 2023

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tashmë është shndërruar në zëdhënës të Policisë së Kosovës. 

Për arrestime, kërcënim e kontrabandime, tashme njoftohemi nga vet ministri Sveçla, punë kjo që i takon Policisë së Kosovës.

Si çdo herë tjerë, edhe sot Sçveçla ka njoftuar për një arrestim që ka ndodhur nga Policia e Kosovës.

Kreu i MBP-së ka njoftuar se është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar Sveçla. /Demokracia.com/

Të ngjashme