Sport
Lajmi i fundit: Në Suharekë sulmohet autobusi i KB Prishtina
Demokracia
20:37 | 07 Shkurt 2021

Share:

Sigal Prishtina sonte e ka fituar Kupën e Kosovës duke e mundur në finale Golden Eagle Yllin, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja u zhvillua në Suharekë dhe solli një spektakël të vërtetë por për fat të keq ishte pa praninë e tifozëve, kjo për shkak të masave të marra kundër pandemisë koronavirus.

Derisa në parket gjithçka shkoi mirë, një ngjarje aspak e hijshme është parë jashtë palestrës ku autobusi i skuadrës së Prishtinës është sulmuar.

Ka qenë vetë klubi bardhekaltër që përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar për thyerjen e xhamave të autobusit.

PRIMITIVË!

Autobusi ynë pas ndeshjes…”, ka shkruar KB Prishtina bashkangjitur me një foto ku shihte autobusi i dëmtuar. /Demokracia.com

Të ngjashme