Lajme
LAJMI I FUNDIT: Në Suedi mund të hyni pa test negativ për COVID 19
Demokracia
15:42 | 18 Janar 2022

Share:

Udhëtarët të cilët hyjnë në Suedi më nuk do të kenë nevojë që ta tregojnë testin negativ PCR për koronavirus, ka njoftuar sot qeveria e këtij vendi.

“Më nuk vlerësohet se udhëtarët paraqesin rrezik të veçantë në përhapjen e Omicron-it në Suedi”, thuhet në njoftimin e qeverisë, raporton Reuters – transmeton Demokracia.com.

Suedia më 28 dhjetor të vitit të kaluar kishte marrë vendim që të gjithë që hyjnë në këtë shtet duhet të kenë test negativ për COVID 19, në mënyrë që të zbus zgjerimin e variantit Omicron. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme