Sport
Lajmi i fundit: Ndeshja Spanjë – Kosovë luhet me tifozë
Demokracia
15:35 | 17 Mars 2021

Share:

Një lajm i ri ka ardhur nga Spanja në lidhje me ndeshjen e Kosovës.

Federata Spanjolle e Futbollit konsideron se ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës mund të zhvillohen me praninë e shikuesve. RFEF-ja ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që të lejohen 10% të shikuesve në duelet kundër Greqisë dhe Kosovës.

Më 25 mars, Spanja pret Greqinë në stadiumin “Nuevo Los Cármenes” në Granada dhe rrjedhimisht 10% e kapacitetit të tribunave përkthehet me 2 mijë tifozë. Spanja me 31 mars pret Kombëtaren e Kosovës në Sevilla dhe ky takim prite të luhet me praninë e tifozëve, ku së paku 5 mijë të tillë pritet të jenë prezentë.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se do të lejohen tifozë mysafirë, pra kërkesa është vetëm për tifozë vendas. /Demokracia.com

Të ngjashme