Real Madridi sot ka marrë një lajm të keq. Legjenda e klubit madrilen Enrique Perez Pachin, ka vdekur në moshën 82 vjeçare, shkruan Demokracia.com.
Klubi madrilen ka njoftuar për vdekjen e tij, përmes faqes zyrtare, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së ish-lojtarit.
Pachin ka luajtur te Real Madridi mes viteve 1959 dhe 1968, duke regjistruar kështu 218 ndeshje me fanellën e klubit mbretëror.
Enrique Perez Pachin me ‘Los Blancos’ ka fituar dy herë Kupën Evropiane, shtatë herë titullin dhe një herë Kupën. /Demokracia.com