Sport
Lajmi i fundit: Ndërron jetë ish-boksieri i njohur kosovar
Demokracia
13:38 | 26 Janar 2022

Share:

Ish-boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Muharrem Gjocaj, ka dhënë një lajm të hidhur për sportin kosovar.

Ai ka konfirmuar se ka ndërruar jetë ish-boksierit Muhamet Ferizaj.

Me një pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikut tim Muhamet Ferizaj.

Ne emrin tim dhe në emër të Klubit Boksit Amator Profi Peja ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohën nga afër. Me Muhametin kem kaluar shumë kohë së bashku, ku si dy boksier i kaluam shumë sfida. 

Muhameti ishte boksier i klubit Boksit Peja të viteve 80-ta, ku çdoherë në ring tregoj rezultate të shkëlqyeshme. Do ta kujtojmë gjithmonë si një shok, koleg dhe njeri të mirë ashtu siç ishte, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës miku im”, ka shkruar Gjocaj. /Demokracia.com

Muhamet Ferizaj  – majtas e Muharrem Gjocaj – djathtas

Të ngjashme