Lajme
LAJMI I FUNDIT| Ndalet blloku A3, reduktimet nisin nga 24:00
Demokracia
20:17 | 16 Shtator 2022

Share:

Kriza energjetike në Kosovë duket se nuk do të marrë fund për një kohë të gjatë. Pas stabilizimit të përkohshëm me furnizim, pas mesnatës së sotme, saktësisht në orën 24:00, do të nxirret nga funksioni edhe blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”.

Demokracia.com ka mësuar se me ndaljen e punës së këtij blloku, Termocentrali “Kosova A” nuk do ta ketë në funksion asnjë njësi.

Ndalja e punës së bllokut A3, siç ka mësuar Demokracia.com, po bëhet për shkak të një rrjedhje dhe pas mesnatës së sotme janë planifikuar edhe reduktime në shumicën e komunave të Kosovës, por kjo po vazhdon të mbahet fshehur nga ana e KEK-ut.

Demokracia.com ka tentuar të flasë me zëdhënësin e KEK-ut, Skënder Bucollin, për ta pyetur rreth nxjerrjes jashtë funksionit të A3-shit dhe reduktimeve të planifikuara, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefon dhe as nuk ka kthyer SMS.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar për këtë zhvillim të orëve të fundit.

Të ngjashme