Lajme
LAJMI I FUNDIT| NATO për herë të parë vendos në gatishmëri forcën e reagimit
Demokracia
21:44 | 28 Shkurt 2022

Share:

Për sa i përket situatës në Ukrainë, NATO po vendos për herë të parë një forcë reagimi në kuadër të mbrojtjes kolektive.

Kështu thuhet në njoftimin e Komitetit Ushtarak të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili është dërguar në Bruksel pas seancës urgjente, transmeton Demokracia.com.

“Planet e mbrojtjes së NATO-s janë zbatuar dhe, si rezultat, forcat e reagimit të NATO-s po vendosen për herë të parë në kuadrin e mbrojtjes kolektive”, thuhet në deklaratë.

Përveç kësaj, thuhet se shumë vende anëtare të NATO-s kanë propozuar që Ukrainës t’i sigurohet ndihma ushtarake dhe humanitare për shkak të operacionit ushtarak të Rusisë në atë vend.

Kujtojmë se më 24 shkurt Rusia nisi një operacion pushtimi ë Ukrainës që sipas Putinit, synonte çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës.

Në një fjalim televiziv drejtuar rusëve, presidenti rus Vladimir Putin tha se rrethanat “kërkojnë veprim vendimtar dhe urgjent” dhe se republikat popullore të Donbasit iu drejtuan Rusisë me një kërkesë për ndihmë. /Demokracia.com/

Të ngjashme