Mesfushori i Lazios, Toma Basiq, u grabit me armë teksa po shkonte në një restorant për një drekë me shokët e tij.
Reprezentuesi kroat 25-vjeçar doli nga vetura e tij në restorantin Johnny Micalusi kur një burrë i maskuar i veshur me një helmetë motori iu afrua, njoftojnë mediat italiane, përcjell Demokracia.com.
Basiqit iu fut një armë në brinjë dhe lojtari u detyrua të dorëzonte një orë të markës, Rolex Daytona.
Në këtë moment, burri hipi në pjesën e pasme të një motoçiklete dhe u largua.
Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30 me orën lokale në zonën e pasur Parioli të Romës.
Është vetëm ngjarja e fundit e grabitjes së një lojtari të Serisë A me armë gjatë muajve të fundit, ndërsa të tjerë panë shtëpitë e tyre të thyera ndërsa po merrnin pjesë në ndeshje./Demokracia.com/