Lajme
LAJMI I FUNDIT|: Mbyllen katër kompani të naftës në Kosovë
Demokracia
15:42 | 19 Prill 2022

Share:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, ka konfirmuar se katër kompanive që merren me derivate të naftës u është revokuar leja.

Ajo tha se MINT është bazuar në fakte të cilat i ka konstatuar Dogana.

“Ne si Ministri kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final. Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle te katër subjektet që merren me përpunimin e produkteve të naftës. Aty ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikëqyrjen dhe rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetin të shtetit”, është shprehur ajo.

 

Të ngjashme