Sport
Lajmi i fundit: Lituania nuk stërvitë në Prishtinë, në fushë zbret vetëm në ditën e ndeshjes
Demokracia
10:01 | 23 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër nga ora 20:45, do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Lituanisë sfidë kjo që luhet në stadiumin “Fdil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Tashmë gjithçka duket gati, por ndryshe nga si veprojnë zakonshëm kombëtaret mysafire, këtë herë ka vepruar Lituania.

Demokracia.com mëson se Lituania nuk do të stërvitet fare në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe se në fushë do të zbresë vetëm në ditën e ndeshjes.

Në anën tjetër, Kosova pasi dje anuloi stërvitjen në ambientet të hapura, sot pritet të kryej stërvitjen finale nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe kështu të jetë gati për ndeshjen e nesërme.

Të kujtojmë se katër ditë më vonë Kosova do të ndeshet me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, sfidë kjo luhet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Demokracia.com

Të ngjashme