Lajme
LAJMI I FUNDIT |  Lirohet serbi që u arrestua sot në Jarinjë
Demokracia
18:07 | 21 Korrik 2023

Share:

Serbi B. L., i cili u ndalua më herët sot në vendkalimin kufitare në Jarinjë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë për rajonin Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, transmeton Demokracia.com.

Elshani deklaroi më herët sot se B.L. i ndaluar për “posedim të lëndëve narkotike”.

Zyra për Kosovën më herët kishte njoftuar se Boris Lesheviq është ndaluar në Jarinjë pa asnjë bazë dhe arsye.

Fillimisht, siç kanë thënë ata, ai është ndaluar për intervistë informative në vendkalimin, e më pas është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës. /Demokracia.com/

Të ngjashme