Lajme
LAJMI I FUNDIT l Pas protestës së PSD-së, shumë vetura shihen në oborrin e Qeverisë së Kosovës
Demokracia
20:32 | 29 Janar 2022

Share:

Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës ka mbajtur të shtunën Partia Socialdemokrate. Ata kërkuan që të hidhet poshtë sa më parë propozimi i ZRRE-së për bllok-tarifat. E, protesta eskaloi edhe në konfrontim fizik mes protestuesve e Policisë.

Për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës, Partia Socialdemokrate mblodhi mijëra protestues në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Prej aty, ata marshuan drejt objektit të Qeverisë, teksa në duar mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme.

Por, me t’u afruar te Qeveria, kordoni i parë policor nuk i ndali, çka e shtyu Policinë të zmbrapsej deri para derës së Qeverisë.

Protestuesit në fund gjuajtën objektin e Qeverisë me qirinj e poçe elektrike.

Ndërkaq, në orë e mbrëmjes, sipas një video të siguruar nga Demokracia.com, në objektin e qeverisë, respektivisht në oborr, janë parë shumë vetura.

Në këtë video shihet veturat e kryeministrit dhe disa tjera me regjistrim të Shkupi që qëndrojnë në oborr.

Nuk dihet se për çfarë arsye Kurti në këtë orë ndodhet në qeveri.

Të kujtojmë se pas përfundimit të protestës, qeveria i ka falënderuar organet e rendit që, sipas tyre, nuk e lejuan protestën të eskalonte.

Në këtë protestë të PSD-së u panë vetëm dy deputetë të partive opozitare që po kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, Hisen Berisha i PDK-së dhe Pal Lekaj i AAK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme