Lajme
LAJMI I FUNDIT| Ky është personi që e sulmoi seksualisht alpinisten në Pejë (VIDEO)
Demokracia
18:50 | 30 Shtator 2022

Share:

Alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar një video në Facebook, në të cilën shihet se si një person në mbrëmjen e 27 shtatorit e kishte sulmuar seksualisht në qytetin e Pejës.

Në shkrimin në Facebook, Nikqi ka thënë se veprimi është kryer nga F.B., ndërsa ka shtuar se do të flasë publikisht pasi Gjykata të marrë vendimin e plotfuqishëm.

Pamjet tregojnë momentin e sulmit, ndërsa shihet se viktima i shmanget sulmuesit vetëm pasi në vendngjarje vijnë disa qytetarë të tjerë.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B., anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka shkruar ajo në Facebook.

Demokracia.com e ka mësuar identitetin e të dyshuarit. Bëhet fjalë për Flori Beqirajn, të cilët tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh nga prokurori i rastit. /Demokracia.com/

Të ngjashme