Lajme
Kurti i takon opozitarët së bashku, takimi fillon në ora 8 të mëngjesit
Demokracia
20:04 | 07 Nëntor 2022

Share:

Pas letrës së sotme që lideri i opozitës, Memli Krasniqi, i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri Albin Kurti sonte u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare parlamentare, PDK, LDK, AAK për takim nesër paradite.

Burime nga Zyra e Kryeministrit bëjnë të ditur se Albin Kurti u ka dërguar ftesë liderit të PDK-së Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së Ramush Haradinaj për takim të martën.

Po ashtu, burime brenda PDK-së për Demokracia.com kanë konfirmuar se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar takimin me kryeministrin Kurti. Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka konfirmuar takimin me Kurtin.

Demokracia.com mëson se takimi do të mbahet në ora 8 të mëngjesit në kryeministri dhe të tre liderët opozitarë do ta takojnë së bashku Kurtin. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme