Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.
Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.
Pas kësaj ndeshje, “Dardanët” do të përballen me Suedinë në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës 2022.
Përveç Amir Rrahmanit, në këtë ndeshje do të mungojë edhe mbrojtësi Ibrahim Dresheviq.
Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
“Vojvoda mund të vazhdojë të luajë si qendërmbrojtës, pasi na mungon Amir Rrahmani, poashtu Dresheviq i cili është i lënduar”, deklaroi Challandes në “RTK”. /Demokracia.com