Drejtuesit e Ligës 1 dhe Ligës 2 franceze kanë marrë një vendim të rëndësishëm gjatë ditës së sotme.
Duke iu referuar situatës së rënduar me COVID-19 në Evropë, ata janë marrë vesh që klubet franceze të mos lejojnë futbollistët të paraqiten me kombëtaret e tyre në vendet jashtë BE-së, shkruan Demokracia.com.
Padyshim se ky vendim do të lë pasoja edhe te Kosova.
Une consultation a été effectuée ce mercredi 17 mars auprès de l’ensemble des présidents de clubs concernant les joueurs hors équipe de France A susceptibles de participer à un match hors de la zone UE/EEE.
📝 Communiqué ➡️ https://t.co/KtgY8Vh0F2 pic.twitter.com/ZwxQzftxdM
— Ligue de Football Professionnel (@LFPfr) March 17, 2021
Kjo për shkak se tre futbollistë të “Dardanëve”, Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina luajnë në Francë.
Kështu, tre futbollistët nuk mund t’i bashkohen Kosovës për dy ndeshjet në Prishtinë ndaj Lituanisë dhe Spanjës.
Ndërkaq, për ndeshjen ndaj Spanjës në Sevilla, tre futbollistët mund të luajnë për “Dardanët”. /Demokracia.com