Lajme
Kjo është kryesia e re e LDK-së
Demokracia
14:36 | 20 Mars 2021

Share:

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka zgjedhur sot kryesinë e re të partisë.

Mbledhja ku është zgjedhur kryesia e re ka përfunduar pak më parë, raporton Demokracia.com.

Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar i ri i partisë.

Ndërkaq, ai para mediave ka bërë të ditur edhe emrat e nënkryetarëve të rinj.

“Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë të LDK-së”, tha Ahmeti.

LDK pritet që sot të diskutojë edhe për platformën e kryetarit të ri, Lumir Abdixhiku./Demokracia.com/

 

Të ngjashme