Sport
Lajmi i fundit: Ja kur pritet të largohet Eriksen nga spitali
Demokracia
10:38 | 15 Qershor 2021

Share:

Christian Eriksen vazhdon të qëndrojë i shtruar në spital, pas atakut kardiak që futbollisti pësoi ditën e shtunë, gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë.

Gjendja shëndetësore e mesfushorit po shkon drejt përmirësimit dhe shumë shpejt pritet që lojtari të largohet nga spitali. Ditën e djeshme thuhet se lojtari ka kërkuar një ushqim të preferuar në spital, pica. Dëshira i është plotësuar menjëherë lojtarin, teksa në dhomën ku qëndron, me shpejtësi iu dërguan picat që ai kërkoi. Oreksi që nuk mungon, është një shenjë e mirë për mesfushorin 29-vjeccar.

Pritet që Eriksen të mos qëndrojë edhe për shumë kohë, pasi raportimet e fundit tregojnë se ai mund të largohet nesër, për të qëndruar në shtëpi më pas.

Shumë shpejt pritet të mësojmë edhe nëse ai do të mund të rikthehet të luajë futboll apo jo, por ajo që në këto momente është më e rëndësishme, është gjendja shëndetësore e lojtarit. /Demokracia.com

Të ngjashme