Alsat ekskluzivisht mëson se disa anëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë të transferohen në Kosovë. Detaje në lajmet e orës 16:00.
Grupi i Kumanovës numëron 37 persona të dënuar. Shtatë prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm për aksionin që kryen në maj të vitit 2015, ku u përleshën me forcat policore maqedonase. Pati të vrarë nga të dy anët, tetë policë e 10 nga Grupi i Kumanovës.
Më herët, anëtarë të këtij grupi kanë përjashtuar çdo mundësi për transferim në Kosovë, pasi sipas tyre, në këtë mënyrë do të pranonin fajësinë.