Një grua rreth moshës 37 vjeçare është gjetur e vdekur sot në Prishtinë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se kjo është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç”, ka thënë Borovci për Demokracia.com.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën ka thënë se aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes dhe sqarimin e ndriçimin e plotë të rastit. /Demokracia.com/