Sport
LAJMI I FUNDIT: Astrit Selmani humb ndjenjat në fushë, dërgohet në spital
Demokracia
16:27 | 24 Tetor 2021

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani ka humbur ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes së Hammarbyt ndaj Ostesund.

Pas një lëndimi të pësuar, Selmani ka humbur ndjenjat në fushë për disa sekonda, ndërsa është dërguar në spital, shkruan Demokracia.com.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit suedez nëpërmjet një njoftimi.

“Astrit Selmani humbi ndjenjat për disa sekonda gjatë përplasjes në ndeshjen që po zhvillohet kundër Östersund. Përveç vetullave të plasaritura, tronditjet nuk mund të përjashtohen. Astriti tani po dërgohet në spital për ekzaminime të mëtejshme. Informacione të mëtejshme kur të dimë më shumë”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com

Të ngjashme