Sport
LAJMI I FUNDIT: Epoka e Xavit te Barcelona pritet të fillojë së shpejti, palët arrijnë marrëveshje
Demokracia
13:35 | 28 Tetor 2021

Share:

Se Xavi Hernandez pritet të emërohet trajner i ri i Barcelonës, është vetëm çështje kohe.

Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar së fundmi se Xavi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje, shkruan Demokracia.com.

Xavi ka pranuar projektin e “Katalunasve” pasi ka biseduar me presidentin Joan Laporta ditë më parë.

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe legjenda e këtij klubi është në pritje të shkëputjes së kontratës me klubin arab, Al-Sadd në mënyrë që të emërohet trajner te Barcelona.

Tashmë një gjë është bërë e ditur edhe nga mediat spanjolle se bordi dhe klubi i Barcelonës është duke i bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e Xavit.

Në ndërkohë, Barcelona po synon që deri në zgjidhjen e kontratës së Xavit me klubin arab të angazhojë një trajner të përkohshëm.

Xavi do ta zëvendësojë te Barcelona trajnerin holandez, Ronald Koeman i cili u shkarkua të mërkurën mbrëma.

Koeman u shkarkua nga posti i trajnerit për shkak të humbjes 1-0 kundër Rayo Vallecanos, disfatës 1-2 në El Classico dhe ecurisë jo të mirë të rezultateve. /Demokracia.com

 

Të ngjashme