Lajme
LAJMI I FUNDIT| Ejupi konfirmon dorëheqjen nga divizioni për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja
Demokracia
18:22 | 21 Maj 2022

Share:

Drejtoresha e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Po kam dhënë dorëheqje”, ka konfirmuar Ejupi për Demokracia.com.

E pyetur për arsyet e dorëheqjes, ajo nuk ka pranuar të flas më shumë.

Ejupi ka drejtuar këtë divizion për dy vjet dhe që nga java e ardhshme do ta lërë pozitën.

Themelimi i këtij Divizioni ishte si rrjedhojë e obligimeve që dalin për Ministrinë e Drejtësisë nga Neni 7 i Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave Potencial të Akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që si qëllim ka mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.

Ejupi ishte kandidate për deputete nga lista e AAK-së në zgjedhjet e vitit 2019. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme